fbpx
Lajme

Molliqaj tregon se kush del e kush rrin në Vetëvendosje

Dardan Molliqaj ka vazhduar të flasë për problemet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, për përçarjet dhe taboret që janë krijuar tash e një vit.

Ai në Klan Kosova ka treguar se janë një numër i madh i aktivistëve që kanë bindje e vlerësime të ndryshme me Albin Kurtin.

Pa dashur të zbulojë emra të tjerë, Molliqaj ka thënë se janë të shumtë ata që nuk pajtohen me idetë e Kurtit.

“Çdo ndarje është rrezik për organizatën tonë dhe për shtetin tonë. Unë nuk e di se kush del e kush rrin. Unë jam duke u angazhuar për këto mendime që i thash, për këto çështje, dhe janë shumë njerëz që po angazhohen për këto. Prapë e thash më herët se kurrë nuk ka me u marr vesh por janë shumë ata njerëz, janë shumë të tjerë  dhe nuk është çështje e shumicës është çështje e bindjeve.

Por është gabim të cilin e ka bërë PDK me neve, tu thonë pak jeni ju, edhe në fund dicka tjetër ka ndodh.”, ka theksuar ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close