fbpx
Lajme

Pa asnjë dyshim, 2017 viti i Haradinajt dhe AAK-së, partisë me më së shumti komuna

Nga zgjedhjet e 22 tetorit rezultatet që partitë arritën në komunat e ndryshme të Kosovës ishin të ndryshme.

Për dallim nga PDK e cila humbi shumë komuna dhe fitoi vetëm pesë, Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës arriti të ketë një ngritje të hatashme duke u bërë partia që rezultoi të jetë më e madhe në vend sa i përket shtrirjeve komunale.

Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetën me rezultat të njëjtë, të dyja me nga shtatë komuna.

Por nga rezultati i sotëm nga rivotimi në komunën e Istogut del që përfundimisht, AAK të jetë partia e parë në vend, sa i përket numrit të komunave, shkruan Indeksonline.

Tanimë në Kosovës, AAK mbetet partia e parë, me tetë komuna udhëheqëse, LDK me shtatë komuna, PDK me pesë komuna, Vetëvendosje me tri komuna si dhe AKR e NISMA me nga një komunë.

Duhet përkujtuar që kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj arriti që partisë së udhëhequr nga lideri Ramush Haradinaj t’i sjellë edhe një fitore, në vitin që përfundimisht mund të quhet, viti i Ramush Haradinaj,tani kryeministër i vendit./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close