Urimi i Ermalit për Sabriun: E festofshim edhe 50 vjetorin e karrierës time bashkë
Sabri Fejzullahu ka pas vetës një karrierë 50-vjeçare dhe padyshim se ky jubile është shënuar për të nderuar veprën e tij.
Mes të tjerash është mbajtur edhe një koncert, ku kanë marrë pjesë emra të njohur të muzikës dhe janë interpretuar disa këngë të Sabriut.
Ndërkohë që kolegët e tij i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar arritjen e madhe të këngëtarit të mirënjohur.
Në mesin e tyre nuk ka munguar edhe urimi i djalit të tij, Ermal Fejzullahut, i cili po ashtu që disa vite e ka ndëruar karrierën si këngëtar.
“Urime 50 vjetorin krenaria e vendit tonë. E festofshim 50 vjetorin e karrierës time bashkë. Legjendë, Sabri Fejzullahu, jubileu i 50-të”, ka shkruar këngëtari në rrjetet sociale.
Postimin e publikuar në Instagram, ai e ka shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët me babanë e tij.
Kujtojmë që pas viteve të shumta në muzikë, babë e bir vendosën që të realizonin një duet në vitin 2015.
Balada me titull “Nostalgjia” u prit shumë mirë nga fansat e tyre dy këngëtarëve, ndërsa ishte realizuar me muzikë dhe orkestrim të Virusit dhe me tekst të Arsim Bunjakut.