fbpx
Lajme

A është Sahitaj pjesë e grupit të Faik Imerit që me ndihmën e UDB-së kanë rekrutuar dëshmitarë kundër krerëve të UÇK?

Gazetari Fitim Çeku gjatë ditës së sotme ka raportuar se në Spanjë është arrestuar Halit Sahitaj, agjenti rus që ka rekrutuar dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit më dijeni të Jack Smithit në Hagë!

Por, para disa muajsh edhe gazetari Milaim Zeka kishte folur me fakte për këtë grup. Po ashtu, edhe njeriu kryesor i Trumpit, Richard Grenell i cili kishte paralajmëruar se i ka dëgjuar përgjimet duke rekrutuar dëshmitarë të rremë kundër Hashim Thaçit.

A është Halit Sahitaj njeriu i cili bënë pjesë në grupin e Faik Imerit?

“Faik Ymeri është shefi i Agron Nezës dhe i atij që njihet si spanjolli”, kishte treguar Milaim Zeka në shkurt të këtij viti.

“Ekzistojnë fakte të padiskutueshme, që kanë dhanë miliona euro këto dy shërbime (shërbimi rus dhe serb), edhe tek agjentët shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët janë paraqitur me dokumentacion falls se gjoja janë agjentë të lartë të FBI-së amerikane dhe CIA-s amerikane, dhe këta kanë patur vetëm një rol, për të trajnuar dëshmitarë të rrejshëm dhe për t’i çu këta dëshmitarë të rrejshëm në Gjykatën Speciale, në mënyrë që këta të dëshmojnë kundër krerëve të UÇK-së”, tregonte Zeka.

Para pak muajsh, gazetari Milaim Zeka po ashtu kishte treguar se ky grup është duke u hetuar, e Faik Imeri është duke u hetuar nga CIA amerikane dhe nga FBI për keqpërdorim të institucioneve amerikane në dëm të krerëve të UÇK-së në Hagë.

https://www.youtube.com/watch?v=diyTv2O7WTU VIDEO

Para pak ditësh, njëri nga njerëzit më të afërt të ish Presidentit Donald Trump ka përmendur përgjimet që implikojnë drejtuesit kryesor të Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai në rrjetin social Twitter, kishte shkruar se: “Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër Hashim Thaçit, pasi që Jack Smith kishte përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për t’i manipuluar dëshmitë e tyre.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close