fbpx
Lajme

A po mundohet Qeveria t’i kap mediat? Zyra e Kurtit shpall tender 200 mijë euro për fushatë dhe reklama

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka shpallur një tender në vlerë të 200 mijë eurove për shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së. 

Albin Kurti është duke e bërë edhe një përpjekje të radhës për t’i “kapur” mediat në Kosovë.

Por, këtë herë, kjo “kapje” është vendosur të bëhet më publike, shkruan Demokracia.com.

Zyra e shefit të Qeverisë ka hapur një tender në vlerë të 200 mijë eurove për “Shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së”.

Ky tender mund të kuptohet edhe si një tentim tjetër për rritjen e propagandës në opinionin publik, pasi që në dosjen e tenderit thuhet se do te bëhen edhe disa fushata dhe reklamime.

“Shërbimet përmbajnë: fushata të ndryshme informuese, reklama televizive, shërbime nëpër portale online, shtyp etj”, thuhet në dosjen e tenderit, përcjell Demokracia.com.

Kurse, si qëllim kryesor i këtij tenderi, sipas Qeverisë është informimi i publikut.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të lidhet një kontratë kornizë me një Operator ekonomik (OE) të kualifikuar, i cili do të ofronte shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së”.

Zyra e Kurtit ka treguar se afati i fundit i dorëzimit të tenderit është deri më: 30.08.2023.

“Operatori ekonomik është i obliguar që ofertën të dorëzon në formë elektronike (e-prokurimi) dhe të veprojë sipas E-prokruimit. Hapja e tenderit do të bëhet me: Datën: 30.08.2023 në ora 14:00 në Zyrën Nr.702 në ZKM. Vlera e parashikuar e kontratës: 200,000.00 euro. Titulli i kontratës: “Shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së”.

Është bërë me dije se me 200 mijë eurot e parashikuara do të kryhen 19 lloje shërbimesh.

“Qëllimi i kontratës publike kornizë është që të përcaktohen kushtet për shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së. Shërbimet përmbajnë fushata të ndryshme informuese, reklama televizive, shërbime nëpër portale online, shtyp etj”.

Tutje në dosjen e tenderit thuhet se në mënyrë që të dëshmohet se operatori ekonomik i plotëson kërkesat minimale mbi mundësitë teknike dhe/apo profesionale duhet të ofrojë disa dëshmi për njerëzit e kualifikuar.

“Një (1) Menaxher projekti. Minimum një (1) regjisor për realizimin e produkteve mediatike – videospoteve. Minimum një (1) skenarist. Minimum tre (3) dizajnerë grafik. Minimum tre (3)  kameramanë. OE të ketë realizuar me sukses shërbime në realizimin e minimum pesë (5) video-reklama  në tre vitet e shkuara nga data e njoftimit për kontratë”.

Përveç realizmit të videove e incizimeve të ndryshme, zyra e Kurtit ka kërkuar edhe dizajnimin dhe shtypjen e broshurave, kapela nga tekstili me mbishkrime dhe logo të institucioneve sipas kërkesës së ZKM-së.

“Materiale promovuese – Bluza të kualitetit të mirë, të madhësive të ndryshme me mbishkrim para dhe mbrapa, si dhe me logo sipas kërkesës së ZKM-së. Çantë krahu nga tekstili dhe e brenduar në gjuhët e kërkuara nga ZKM-ja me imazh të kampanjës (tote bag – material bez) Roll-Up Baner të madhësisë standarde – Draftim/koncept i informatës, dizajnim, (në dy gjuhët zyrtare ne R. Kosovës). Shpërndarja dhe vendosja në pikat e kërkuara nga AK do të bëhet nga OE. Zhvillimi dhe Dizajnimi i strategjisë për dhe shpërndarje (boosting) dhe reklamim në mediat sociale për periudhën kohore (1 vjet ) – boosting 2 herë në muaj/24 për vit, për çdo llogari në media sociale, në Facebook, Instagram. Targeti: 100000 apo me shume ndjekës”./Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close