A po punon Përparim Rama më shumë në Prishtinë, se Qeveria Kurti në gjithë Kosovën?
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dje gjatë intervistës për gazetarin Arben Ahmeti, ka thënë se ka koalicion të shkëlqyeshëm me PDK-në.
Brenda javëve të fundit, nëse vizitohet profili i tij në facebook, mund të vërehen shumë punë të mëdha që janë duke u kryer në kryeqytetin e Kosovës, respektivisht në Prishtinë. Gjithandej Prishtinës është duke u punuar. Shumë qytetarë kanë konstatuar që më shumë është duke punuar Përparim Rama në Prishtinë, se sa Qeveria Kurti në gjithë Kosovën.
Këto janë disa punë, vetëm brenda javës; Rregullim të hapësirave publike, ndriqim për të gjitha lagjet, hapja e shtigjeve të reja, Rruga A, punimet për ndërtimin e tribunës te stadiumi “Ramiz Sadiku” zonat rekreative në Dardani, Lakrishtë, Bregu i Diellit e deri te Xhamia në Dardani, renovimi i shkollave, po ashtu filluan punimet në rregullimin e infrastrukturës për funkisonalizimin e: Parkingut të madh në hyrje të Prishtinës. Tregut të drunjëve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet. Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion ku kemi filluar punimet, në Kodrën e Trimave. utoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave.