fbpx
Lajme

SHBA’të nisin sanksionet: Anulohen të gjitha programet trajnuese, edukative dhe vizitat ushtarake në Kosovë

Të gjitha programet trajnuese, edukative dhe vizitat ushtarake në Kosovë do të ndërpriten gjatë javës në vazhdim kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nëse Kosova nuk pezullon taksën 100%, transmeton Gazeta Metro.

Ambasada amerikane në Kosovë e ka njoftuar komandantin e FSK’së, gjeneralin Rrahman Rama, se kanë anuluar vizitën e komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majorit Timothy Orr.

Po ashtu, Ambasada amerikane ka njoftuar se të gjitha programet trajnuese, edukative dhe vizitat ushtarake do të ndërpriten në Kosovë për shkak të vendimeve që ka marrë Qeveria Haradinaj.

Mos plotësimi i kërkesave të SHBA’së e ka futur Kosovën në probleme të reja dhe acarim të marrëdhënieve me vendet aleat të saj.

Letra dhe përmbajtja e saj është konfirmuar nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Po, Gjeneral Rama ka dërguar një letër me të cilën e njofton Presidentin Thaçi se SHBA ka anuluar vizitën e Gjeneralit Orr ndërkohë që po shqyrton edhe disa masa tjera. Ky hap thuhet se është ndërmarrë për shkak të mos-vazhdimit të dialogut me Serbinë”, ka thënë për KTV, Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Thaçi.

Ndërkaq, SHBA’të ditë më parë i kanë refuzuar vizën amerikane Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close