fbpx
Lajme

Merovci: Unë dhe gruaja ime u maskuam si serb, folëm serbisht për t’i ikur policisë serbe

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish Presidentit Ibrahim Rugova z. Adnan Merovci, në një intervistë për Oral History Kosovo ka dhënë disa detaje interesante për periudhën e bombardimeve të NATO-s. Ai ka treguar se si bashkë me bashkëshorten e tij ishin maskuar për t’iu shmangur serbëve.

“Me 31 mars 1999 na ka hy policia, në ora… dikun rreth 11:00, e unë kam qenë aty në Velani tu e pastru lagjen dhe i erdh rendi shtëpisë ku kam qenë aty, po megjithatë aty ka qenë një katrahurë e madhe, por fatin tonë ka qellu një gazetare gjermane që unë kur e pashë, se unë i pashë nga terasa që po vijnë policia dhe do t’i vjen rendi shtëpisë tonë, unë i shihsha ekspeditat e policisë, se unë atë mengjes kam ardhë aty me gruan time, jam kanë i maskum, i kam heq mustaqet që i kam mbajtë çdo herë i kam vu syzet me dioptri të madhe, kam lu rolin e njeriut me ndikim, kam pas gruan time të veshur me një sheshir, me një make-up që kurrë në jetë ma se ka qitë dhe rrugës kemi folë serbisht. Një gru me një make-up dhe me një sheshir në kohë të bombardimeve, në atë gjendje, s’mund të jetë shqiptare. Dhe një njeri me atë gru në krah s’mund të jetë shqiptar, për me arritë një qëllim me mrri deri në Velani se e kam pas të vështirë, kanë qenë kohëra të tmerrshme, po flasim për ditën e 6-7 të bombardimeve”, kishte treguar Adnan Merovci.

Më tutje Adnan Merovci ka treguar se si e kanë rrahur policia serbe atë në shtëpinë e Ibrahim Rugovës.

https://www.youtube.com/watch?v=tz_k44uk6Qo 28min

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close