fbpx
Lajme

Zeka: Njëri jeton në Bruksel, thirret në emrin e Albinit dhe Vjosës, ka kërkuar dëshmitarë kundër Thaçit

Shkruan: Milaim Zeka

Kam degjuar histori trishtuese per Ridvan Muharremin – Ridin

Mbrame, ne Londer, degjova histori trishtuese per Ridin.

Pyetne se cilen firme e ka perfaqesu ne kohen e Millosheviçit, edhe a i kane pas zyrat ne Beograd?

Kaq per sonte?

Ka me dale nje ma i zi se Ridi rreth deshmitareve fallc. Ky ka kerku te gjitha besimeve, edhe nacionaliteteve. Per fat te “mire” ashte nga Drenica, jeton diku ne Bruksel, edhe shitet si agjent i larte i CIA-s. Sipas tije “ka marre pjese ne vrasjen e Bin Ladenit, edhe arrestimin e Millosheviçit”!

Thirret edhe ne emrin e Albinit, madje edhe te Vjoses…!!!

Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me akuzat e intervistës që u publikua në Nacionale për katër dëshmitarët katolikë.

Sipas intervistës, Ndue Gjinaj një biznesmen kosovar në Gjermani, ka thënë se Ridvan Muharremi, një njeri i Kurtit, pronar i restaurantit “Bukë e Zemër” i ka kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë kundër Thaçit.

Avokati i Thaçit, Keohe, ka thënë se kjo është tejet shqetësuse. Sipas tij, nëse kjo ka ndodhur, atëherë është ndërhyrje në drejtësi, raporton Nacionale.

Tjetra që është shumë shqetësuese është ndikimi në dëshmitarë. Ka shumë artikuj të botuar në Prishtinë dhe që janë reflektuar në lajme dhe intervista në mënyrë të drejtpërdrejtë që një person shqiptar në Gjermani është takuar dhe kontaktuar nga Qeveria e Kosovës dhe thuhet që ky person në Gjermani është kërkuar të gjejë 4 dëshmitarë katolikë kundër Thacit. Ai citohet të ketë thënë që mua më është kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë kundër Thacit. E kuptoj që ZPS-ja ka përdorur ndërmjetës në Prishtiën për të gjetur dëshmitarë, megjithatë kjo është ndërhyrje në drejtësi, për të gjetur dëshmitarë katolikë që të dëshmojnë kundër klientit tim. Dua ta ngrejë këtë, dhe t’ua bëj me dije, kjo është ndërhyrje në drejtësi. Për të qenë i sinqetë nuk kam asnjë vend tjetër për të thënë këto përveç se në trupin gjykues. Gjykata dhe unë si avokat kërkoj disa shpejgime nëse janë kërkuar dëshmitarë nga dikush që është i pranishëm në këtë sallë gjyqi. Do ta bëjmë edhe me shkrim”, ka thënë Keohe.

Prokuroria e Specializuar nuk ka pranuar të komentojë për këtë temë, duke kërkuar që kjo të bëhet me parashtrim me shkrim.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close