Lajme
Aida për ‘pushimin’ e gjatë të Kurtit në Greqi: As bijat n’t’pame s’po rrijnë më shumë se 2-3 ditë
Ish nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ish nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka komentuar vizitën e gjatë të kryeministrit Albin Kurti në Greqi.
Komenti i saj ka natyrë sarkastike dhe merr elemente popullore për të përshkruar gjatësinë e vizitës së Kurtit.
“Tash as bijat n’t’pame nuk po rrijnë ma shumë se dy a tri ditë. Kanë ndryshu kohnat, vakti e han kashtën.” – ka thënë znj. Dërguti.
Më poshtë keni një tekst të përgatitur nga redaksia gjatë ditës së djeshme për vizitën e kryeministrit Kurti në Greqi.