fbpx
Lajme

Kurti lëvdon Qeverinë e tij: Këtë vit jemi duke e thyer rekordin edhe të vetes

Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen 100-të të Qeverisë ka lëvduar punën e kabinetit të tij, të cilit edhe ia atribuoi suksesin për sanimin e disa problemeve të trashëguar nga e kaluara.

Ai i ndau këto në dy kategori: të arriturat e Qeverisë dhe dukuritë jo të mira të trashëguara nga qeveritë e kaluara, raporton Gazeta Express.

“Si moment është i përshtatshëm për t’i veçuar disa nga të arriturat kryesore dhe dukuritë jo të mira të trashëguara nga qeveritë e kaluara që i kemi ndalë, sfidat sistemore me të cilat po ballafaqohemi dhe po punojmë t’i rregullojmë dhe disa nga objektivat kryesore deri në fund të këtij viti”, tha Kurti në nisje të mbledhjes.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij janë ndalë ndërhyrjet politike në proces të emërimeve dhe është rritur cilësia e ekspertizës në kom rekomanduese, derisa ka njoftuar se 3 milionë euro janë ngrirë në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpërlarje të parave.

Po ashtu, ai tha se në përgjithësi ka mungesë të memories institucionale, sistem i drejtësisë joefikas, prandaj tha se kjo situatë ka bërë që të jetë më afatshkurtër dhe burimet të fokusohen në menaxhim krizash.

Kurti kritik u tregua edhe për disa punëtorë të administratës.

“Neglizhenca, vonesat në punë dhe jollogaridhënia nga pjesëtarë të caktuar të administratës dhe bashkërendim jo i mirëfilltë i donatorëve”.

Ndërkaq, si kryefjalë për sukseset e Qeverisë Kurti radhiti antikorrupsionin.  

“Një vit e gjysmë rritje dhe antikorrupsion, qeverisje socialdemokrate me stabilitet institucional, kemi rikthyer sistemin e financave në binar, duke ulur borxhin publik kundrejt bruto-produktit vendor për 27 përqind, 750 milionë mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Kemi rritje historike në vendin tonë për vitin që shkoi me 10.7 përqind, ndërsa në çerekun e parë të këtij viti kemi 4.9 përqind të bruto-produktit vendor pasi që të zbritet inflacioni. Kemi rritje enorme të të hyrave buxhetore për vitin 2021, me trend të ngjashëm edhe për vitin 2022”.

Kurti tha se viti 2022 është vit që garon me vitin paraprak për nga suksesi.

“Viti 2021 ishte vit me të arritura të suksesshme, derisa në vitin 2022 jemi duke e thyer rekordin e vetes”.

Kryeministri tha se këto arrihen kur pozitat e tyre i konsiderojnë përgjegjësi, derisa numëroi edhe disa rrethana përkundër të cilave thotë se dolën të suksesshëm.

“Qeverisjen e shohim si përgjegjësi dhe jo privilegj. Këtë e dëshmon kjo listë për disa nga rezultatet tona, përkundër përballjes me pandeminë, krizën energjetike, inflacionin, grevën e pajustifikuar njëmuajshe në arsim dhe Serbinë ende armiqësore ndaj shtetit tonë”.

Sidoqoftë, Kurti tha se është i vetëdijshëm se ndonjëherë mund të ketë edhe ndonjë ngecje edhe në Qeverinë e tij.

“Jam i bindur se sukseset do të vazhdojnë, ashtu sikur edhe sfidat dhe nganjëherë do të përballemi edhe me ndonjë ngecje ose vonesë. Kosova s’ka pasë qeverisje më të mirë, por na mbetet ende shumë për të bërë sepse nevojat janë të mëdha dhe në të kaluarën koha e humbur është e gjatë”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close