fbpx
Lajme

“Ilir Konushevci është vrarë me armë zyrtare të policisë, prokurori që hetoi rastin ishte eliminuar”

Avni Ajeti, bashkëluftëtari i Heroit Zahir Pajaziti, i cili e njohu nga afër edhe Heroin Ilir Konushevcin, ka folur për RTSH-në për vrasjen e Konushevcit.

“Mund të jetë goditje direkte edhe nga shërbimet armike, pra nga Serbia. Realisht dihen dorasit me emër e mbiemër kush janë, po është fakti që në pritën e organizuar ndaj Ilir Konushevcit dihet që ka qëndruar një punonjës i policisë, dihet që është vra me armë zyrtare të policisë dhe me rënda është që prokurori i çështjes të Ilir Konushevcit, më vonë eliminohet, nuk jeton. Vazhdimësi çka lidhet rreth Ilir Konushevcit janë munduar t’i humbin gjurmët”, tregon Avni Ajeti.

Bedri Islami tregon se “Në vrasjen e Ilir Konushevcit nuk ishte vetëm njëri vëlla, por të dy vëllezërit e gjykatëses së sotme, Shefkie Demiri. Ishte Agimi, i kthyer nga jashtë dhe Bislimi. Bislim dhe Agim Demiraj nuk e zgjodhën rastësisht Ilir Konushevcin për të bërë vrasjen e tyre në thyerjen e mesnatës. Ajo vrasje, sa ishte e porositur, aq ishte edhe e planifikuar deri në detaje, nga njerëz të cilët, pasi ia kishin shpirtin dreqit, që do të thotë shërbimit sekret serb, kishin marrë përsipër më shumë se një vrasje të zakonshme.Ilir Konushevci është njëra ndër figurat më madhore të luftës në Kosovë.



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close