AKR: Sabit Pacolli është larguar nga partia
Aleanca Kosova e Re, përmes një sqarimi dërguar mediave thotë se Sabit Pacolli që nga muaji korrik nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë në këtë parti. Pacolli u aktualizua së fundi në media pas një artikulli nga një e përditshme suedeze ku shkruante rreth mashtrimit të tij milionësh me renovimet e banesave të vjetra.
Por, AKR ka njoftuar opininonin publik se Sabit Pacolli më 18.07.2017, e kishte bërë publike letrën e tij të dorëheqjes nga të gjitha funksionet brenda kësaj partie dhe anëtarësisë së saj.
“Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore por edhe në rrjetet sociale nga vet z.Sabit Pacolli”, thuhet në sqarim.
“Tendenca për manipulimin e qytetarëve përmes informimit të gabueshëm dhe tendencioz, është i dëmshëm dhe i papranueshëm për Aleancën Kosova e Re”, thuhet ndër të tjera në sqarimin e AKR-së.