fbpx
Lajme

AKR: Sabit Pacolli është larguar nga partia

Aleanca Kosova e Re, përmes një sqarimi dërguar mediave thotë se Sabit Pacolli që nga muaji korrik nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë në këtë parti. Pacolli u aktualizua së fundi në media pas një artikulli nga një e përditshme suedeze ku shkruante rreth mashtrimit të tij milionësh me renovimet e banesave të vjetra.

Por, AKR ka njoftuar opininonin publik se Sabit Pacolli më 18.07.2017, e kishte bërë publike letrën e tij të dorëheqjes nga të gjitha funksionet brenda kësaj partie dhe anëtarësisë së saj.

“Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore por edhe në rrjetet sociale nga vet z.Sabit Pacolli”, thuhet në sqarim.

“Tendenca për manipulimin e qytetarëve përmes informimit të gabueshëm dhe tendencioz, është i dëmshëm dhe i papranueshëm për Aleancën Kosova e Re”, thuhet ndër të tjera në sqarimin e AKR-së.

Megjithatë, pas shkrimit në gazetën suedeze Pacolli ka thënë se nuk ka keqpërdorur asnjë euro dhe se shpejt e vërteta do të dalë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close