fbpx
Lajme

Aktivisti i VV-së kundër Bahtirit, përmend manipulimet e konkurseve thotë se duhet të turpëroheni

Aktivisti i VV-së Doni Beshiri nga Mitrovica ka hedhur akuza të rënda ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri. Ai ka dalur kundër rikandidimit të z. Bahtiri dhe në këtë rast ka mbështetur kritikat e Kryeministrit Kurti për të gjithë ata që u vetëkandiduan.

Ai shkruan se: E falenderoj doren time të djathtë që e votoj Albin Kurti, e falenderoj përzemërisht që sot i tregoj vendin lidershipit lokal në Mitrovicë dhe jo vetëm. “Tupani rreh për ata që ka vesh”, tash kthehuni dhe lexoni kritikat e mija e të disa aktivistëve parimor, dhe turpërohuni para realitetit:.

Ai gjithashtu në një koment i përgjigjet një aktivistit tjetër të VV-së duke i thënë: “Axhi Ahmet, personalisht mendoj se LVV-ja ka nevoj për reformë të thellë në Mitrovicë. Statistikat e papunësis, varfëris, pastaj privatizimi i aseteve komunale, manipulimi i konkurseve, duhet të jenë indikator për ndryshimet e nevojshme.Kulti i individit duhet të tejkalohet, ideja është pika qëndrore. Kryetari Kurti është tushi që hedh idejat, prandaj ka dashni unike ndaj tij”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close