fbpx
Lajme

Akuza ndaj Adem Salihajt: Ia ofroi një të varfëri 35 mijë euro për ta akuzuar Azem Sylën

Letra e vitit 2016:

Shaban Syla, i dënuari në rastin “Bllaca”,ka drejtuar një varg pyetjesh ndaj Adem Salihajt, ish-drejtorit të stacionit të autobusëve në Ferizaj. Syla e quan atë rrenci i mjerë që u vërtetua se ka plagosur vetën, raporton lajmi.net.

Ai në një letër të hapur ka shkruar dhe pyetur Adem Salihajn se ku ishte vetëm një ditë si ushtar, duke ikur pa ditur askush se ku kishte shkuar.

“Nuk ia vlen të reagoj kundër një shpifësi por më shtynë për hir të familjes time o gënjeshtar(rrencë). Pasi ishe në një emision pse nuk përgjigjesh burrërisht, por merresh me shpifje vazhdimisht”, shkruan Syla.

“O Adem i mjerë, a të kujtohet çka të ka thënë deputetja e Kuvendit të Kosovës, ish ministrja e drejtësisë, e ndjera që dha gjithçka për Kosovën, dha edhe dy djemtë. A mos vallë ke harruar!”, pyet ai, për të dhënë vetë përgjigje.

“Sa para e ke blerë postin e zëvendëskryeministrit?, si e ke plagosur vetën, vetëm për ta akuzuar SHIK-un? “, shkruan Syla duke shtuar se këto ishin pyetjet e së ndjerës Nekibe Kelmendi.

“O Adem Salihaj, a nuk turpërohesh prej këtyre të bëmave tua. O Adem a ka mundësi ta largosh frikën nga mendja dhe të tregosh një të vërtetë para këtij emisioni”.

“Ke thënë në TV se kanë ardhë dy grupe nga Shqipëria për të të vrarë, e tash thua SHIK-u prapë. O Adem i mjerë, kush ka dashur të të vras ty sipas teje, a mos dëshiron saimet e tua siç u vërtetua që e plagose vetveten”, vazhdon më tej letra, raporton lajmi.net.

“O Adem a të kujtohet çka të kam thënë në procesin gjyqësor në rastin ‘Bllaca’, se ti je vëllau i Martinoviqit”.

“O Adem, për hir të opinionit thuaje të vërtetën si e shënove rastin tjetër te pishat (te Kroni i Mbretit, komuna e Drenasit). Një ndër shpifjet e tua është edhe gjetja e një të varfëri nga fshati Pojatë të komunës së Ferizajt, ku ia ofrove 35 mijë euro, vetëm për të inskenuar emrin e komandantit të përgjithshëm, Azem Sylës, ku ky proces verbal i kësaj lënde ekziston te Policia e Ferizajt”, vazhdon më tej Shaban Syla.

Sipas tij, një deklaratë e tij është te polici i ish UNMIK-ut, të quajtur Shmitz.

“Çka është kjo fobi e cila të përcjell vazhdimisht, po mos ke kaq shumë frikë se nuk je kurrfarë faktori për të ndjekë dikush e për të të vrarë përveç ndërgjegjes tënde”.

“O Adem, ne jemi dënuar me 24 vjet burg, e jo me 23 siç the t’i mbrëmë. Vazhdimisht gënjen ti, dhe asnjëherë nuk kemi punuar në strukturat e SHIK-ut, e po të kishim punuar, kurrë më krenar vetën nuk e kishim ndi”, shkruan më tej në këtë letër I dënuari Syla.

“O Adem, shpjegoja opinionit dhe fëmijëve të tu se si u bëre ushtar i UÇK-së, vetëm për një natë dhe ike i le ushtarët fjetë e nuk diti askush drejtimin tënd. Vetëm ti e di ku ke shkuar o patriot”, përfundon kjo letër publike e të dënuarit Shaban Syla.

Në dhjetor 2012, Gjykata ka shqiptuar 54 vjet dënim për rastin “Bllaca 2”.

Për vrasjen e Ibush Kllokoqit janë dënuar të gjithë të akuzuarit. Sadik Abazi është dënuar me 12 vjet burgim, Shpresim Uka me 15 vjet, Bekim Syla 12, Shaban Syla 8 dhe Driton Hajdari 7 vjet burgim.

Dënimi është shqiptuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tendim vrasjen e Adem Salihajt./lajmi.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close