Albin Kurti dikur: Kur fiton Agimi fiton Mitrovica, kur fiton PDK fiton SHIKU dhe Kadriu
Ishte viti 2017, dhe Albin Kurti duke e akuzuar SHIK-un e kishte mbështetur Agim Bahtirin. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kishte qenë në Mitrovicë ku kishte marrë pjesë në një tubim të kandidatit të AKR-së për kryetar të komunës në Mitrovicën e Jugut, Agim Bahtiri.
Kurti që folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje që e mbështetë Bahtirin e AKR-së në balotazh, ka thënë se vota për kandidaten e PDK-së, Valdete Idrizi është votë për SHIK-un.
“Kur fiton Agimi fiton Mitrovica dhe popullsia, kur fiton Valdetja fiton SHIK-u dhe Kadria”, ka thënë Kurti.
“Vota për Agimin është fitore e dyfisht sepse fiton Agimi dhe nuk fitojnë ata që humbën para 4 viteve. Agimi është këtu sot me juve dhe do të jetë gjithmonë me juve sepse Agimi ju thotë po qyetarëve dhe Mitrovicës, kurse Valdetja nuk mund ti thotë jo SHIK-ut në Mitrovicë”, ka shtuar ai./Insajderi.com