fbpx
Lajme

RKL: Si u soll babai i Vjosa Osmanit prej vitit 1981 e deri në vitin 1993, kishte post në kohën e Millosheviqit

Gazetari Fitim Çeku nga Gazeta Newborn, ka publikuar një shkrim të një qytetari nga Mitrovica me emrin Ramadan Xhinovci i cili tregon se si ishte kërcënuar ai nga babai i Presidentes Vjosa Osmani.

Sipas Ramadan Xhinovcit “Raif Osmani një ish referent (sa kam dëgjuar babai i Vjosa Osmanit), s’bashku me shefin e tij Hashim Shalën brenda ditës, me datë 24 qershor 1974 më dërguan në shërbimin e atëhershëm ushtarak, duke më kërcënuar se në shtëpinë time do të dërgojnë policinë ushtarake jugosllave, për të më dërguar me forcë në shërbim“.

Sipas gazetarit Fitim Çeku “Njerzit po flasin me fakte me emer e mbimer. Jo rasisht Vjosa Osmani eshte kunder UÇK-se”.

Ka qenë mirë që z. Fejzullahi të kishte ofruar ndonjë fakt për shokun e tij, Raif Osmani, sesi u soll ai në prej vitit 1981 e deri në vitin 1993, kur kishte një post të rëndësishëm dhe të besueshëm në radhët e pushtetit të Millosheviqit, shkruan Radio Kosova e Lirë.

Jo çdo kush ka mundur të qëndrojë  deri në vitin 1993 në poste të larta të regjimit të Milosheviqit, përveç në rastet, kur mund të ketë qenë i infiltruar me qëllim të caktuar të një organizate ilegale që vepronte kundër regjimit, me qëllime të caktuara. Mbase Raif Osmani mund të ketë qenë i infiltruar nga LDK-ja, për qëllime të dihen, por deri tani nuk janë ofruar të dhëna të tilla. Kjo nuk do të thotë që të mos zbulohen edhe fakte të tilla në të ardhmen. https://www.radiokosovaelire.com/rkl-raif-osmani-ka-punuar-ne-mitrovice-deri-ne-vitin-1993-si-shef-i-seksionit-te-mbrojtjes-popullore-ne-apj/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close