fbpx
Lajme

Vëllau i dëshmorit të UÇK-së: Me pare të hajnisë së miellit dhe vajit bashkëpunëtori i Kurtit “Ridi” paska kërku dëshmitarë kundër krerëve të UÇK-së

Besimi fetar është kthyer edhe një herë në temë diskutimi duke u ndërlidhur me procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj krerëve të UÇK-së. Kësaj radhe, këtë nuk e ka bërë as Prokuroria e as Gjykata, por duket se një njeri i afërt i kryeministrit Kurti.

Fjala është për Ridvan Muharremin, pronarin e restaurantit “Bukë e zemër”. Biznesmeni shqiptar Ndue Gjinaj, në një intervistë për gazetarin Berat Buzhala, ka treguar se si Muharremi, i kishte kërkuar atij t’i gjejnë disa dëshmitarë katolikë kundër krerëve të UÇK-së.

“Ridi kur kemi qenë në Shqipëri e murr një temë shpesh ma përmendi, ju besimtarët katolikë jeni më besnika. Thashë a e ki temën për shqiptarë, a për katolikë. Besimi tek unë për shqiptar, jam shqiptar, dhe çdo shqiptar është i drejtë. Aty nuk ka lidhje me fe hiç. Unë e kuptova vonë pse e kish ai. Tha a munesh me i marrë do dëshmitarë katolikë, tha se Prokuroria e Evropa dhe Bota iu beson katolikëve, me i marrë ti dëshmitarët katolikë kundër Hashim Thaçit”, ka deklaruar Ndue Gjinaj për Nacionalen, duke rrëfyer detajet e bisedës me Muharremin.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnacionalevideosofficial%2Fvideos%2F1452650255567144%2F&show_text=false&width=476&t=0

“Këtë fjalë ma ka thanë në lokalin e tij Bukë e Zemër, në katin e dytë. Unë i thashë unë e njoh mirë politikën, politikën evropiane. Me sahi për Kosovë me këto gënjeshtra e mashtrime munden me u marrë, por mos eharroni një histori qysh erdhëm u çlirum, për mu është kjo. Vi i lirë në vendin tonë, kur shkruhet historia, historia shkruhet thjeshtë. Kush luftoi, kush e shpalli, dhe ku është ai që e shpalli lirinë. E çum në burg, i kam thanë direkt. Na si familje Gjini këtë lloj që e ka luajt Ridi. Në 1999 kur thotë Millosheviqi tha na nuk jena tu luftu kundër shqiptarëve, por kundër terroristëve muslimanë, familja Gjini në Kil kemi dalë para TV në tesha kombëtare me kryq, kemi thanë nuk ka lloj me fe këto janë tu u vra si katolikët si myslimanë çka ka shqiptarë”, deklaroi më tutje Gjinaj.

Ai është shprehur se pas kësaj deklarate të tij, Muharremi i ka thënë se e ka keqkuptuar dhe nuk e ka vazhduar më tutje muhabetin.

Por, besimtarët katolikë ishin ndërlidhur me gjykimin në Hagë edhe më herët. Por, atëherë nga Gjykata Speciale. Në kohën kur ishte ngritur e konfirmuar aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së, në njoftimin e Gjykatës katolikët paraqiteshin si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Grupi i viktimave përfshin njerëz që shiheshin si kundërshtarë nga UÇK-ja dhe më vonë nga qeveria tranzitore e Kosovës, duke përfshirë serbët, romët dhe katolikët – njerëz të cilët dyshoheshin se kishin bashkëpunuar me autoritetet serbe ose ishin në kontakt me serbët”, thuhej në aktakuzë.

Përmendeshin katolikët edhe kur flitej për krime të pretenduara të luftës në lokacione tejet specifike. Kjo theksohej në komunikatën e lëshuar aso kohe nga Gjykata Speciale.

“ Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së.. Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”, thuhej në komunikatë.

Pas shumë reagimeve aso kohe, Gjykata Speciale kishte dalur me sqarim. Kishte pretenduar se në aktakuzë nuk ka ndarje fetare, por se kjo ishte bërë në kuadrin e viktimave të krimeve të luftës.

“Versioni i redaktuar i aktakuzës thotë se të akuzuarit kanë kryer krime ndaj atyre që mendohet që kanë qenë kundërshtarë. Aktakuza i definon kundërshtarët si persona që kanë qenë ose janë të dyshuar se kanë qenë: nën A, si bashkëpuntorë të forcave serbe. B: që nuk kanë mbështetur qëllimet dhe pikëpamjet e UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, përfshirë këtu persona që lidhen me LDK-në dhe persona të komuniteteve serve, rome dhe të tjera.Njoftimi për shtyp i referohet llojeve të ndryshme të viktimave të pretenduara në përgjithësi.”, sqaronte Specialja.

Shumë ish-ushtarë të UÇK-së në kohën e luftës kanë qenë të besimit katolik, e të cilët pas këtyre akuzave kishin reaguar ashpër.

Po ashtu, kanë reaguar edhe familjarë të dëshmorëve pas këtij super skandali.

Leutrim Retkoceri, vëllau i dëshmorit të Kombit, Mentor Retkocerit, ka reaguar ashpër pas publikimit të dëshmisë, duke deklaruar se “Me pare të hajnisë së miellit dhe vajit bashkëpunëtori i Kurtit “Ridi” paska kërku dëshmitar kundër krerëve të UÇK-së! Hajnija, mashtrimi dhe urrejtja politike po del që është motivi dhe fytyra reale e Kurtit & haverave të tij.”

#marre#shkatërruesittevendit

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close