fbpx
Lajme

Ushtari i UÇK-së nga Shqipëria tregon se si e shpëtoi Azem Sylën nga një atentat, atentatori ishte kapur

Luftëtari i UÇK-së pas vitit 1998 kukësiani z. Vexhi Halili ka treguar se si ka parandaluar atentatin ndaj luftëtarëve të lirisë në Kukës.

Si dhe kush organizoi grupe kriminale për t’i zënë pritën Azem Sylës dhe 25 ushtarëve tjerë në drejtimin e bjeshkëve të Pashtrikut?“Një natë, apo thënë më mirë pas mesnate, më bie zilja e telefonit dhe nga zëri e kuptova se ishte Daja (Azem Syla).

Ai më tha: ‘Jam tek ura e Kukësit me ushtarë e armatim rrugës për në Vlahnë e për në front. ‘Në rregull.’ – ia kthej unë. ‘Nga Rinasi e gjerë këtu na njekë një makinë me targa të Tiranës, e cila vazhdimisht provokon në rrugë.’ – më thotë ai. Duke folur në telefon me Dajën, shohë në kompjuterin tim listën e veturave me targat përkatëse dhe pashë se atë makinë e zotëronin disa grupe kriminale të Tiranës. ‘Dajë, në asnjë mënyrë ju nuk duhet të niseni drejt Vlahnës. Mos bëj gabim të nisesh.’ – i them unë.

Në fakt, e kisha të vështirë t’i thoja Dajës në këtë formë, pasi ai kishte karakter të fortë dhe kishte mundësi të ma merrte si dobësi ose frikësim nga bandat kriminale që i paguante dikush. Gjithsesi, i thashë të ndalet për kafe në lokalin që rrinte hapur 24 orë. ‘O nuk kam kohë për kafe, a je ka më kupton?’ – më tha ai. ‘Veç pesë minuta.’ – i them unë dhe arrita ta bindë. Ndërkohë, e thirra Maliq Doçin në telefon që të dalë se duhej ta takoja. Maliqi ishte ushtarak, oficer aktiv, e i cili më vonë hyri në rradhët e UÇK-së. E thirra të më ndihmoj që ta bindim Dajën që atë natë të mos udhëtonte drejtë bjeshkëve të Pashtrikut. Gjersa ne të dy pinim pafe dhe i tregoja arsyen Maliqit se pse ia prisha gjumin, arrinë Daja. Ai del nga vetura, por jo edhe ushtarët tjerë.

E lusim që të ulet, por ai nuk pranon. ‘E kemi të domosdoshme që armatimin e ushtarët t’i shtijmë në front të luftës e nuk kemi kohë për kafe.’ – na thotë Daja. Disi mundohesha t’i tregoj se edhe veprimtaria këndej ishte një lloj fronti dhe se kishte rrezik. I thashë: ‘Mendoj që ata kriminelë që po ju përcjellin kanë planifikuar t’ju zënë pritën diku dhe policia vështirë të arrijë në ato shkrepa për t’ju ndihmuar.’ Pas disa minutave, Vexhiu e Maliqi arrijnë që ta bindin Dajën që atë natë të mos udhëtonte dhe gjithë këtë eskortë të ushtarakëve të UÇK-së i vendosin në banesat e tyre për të pushuar.

Kam njohur disa nga 25 ushtarët, nga të cilët dallova Bashkim Thaçin, Hamëz Morinën, Dervishin (Burim Thaçin) etj. Të nesërmen, prapë në vendin e njejtë e lamë të takoheshim dhe kamarieri na njoftoi për atë se çfarë kishte ndodhur mbrëmë. ‘A dëgjuat? Policia e Hasit ka ra në pritë të disa kriminelëve dhe dy policë janë plagosur rëndë.’ – tregon kamarieri. Daja e pyeti për orën se kur kishte ndodhur rasti. ‘Në ora 01:00 pas mesnate. Policia njërin e ka kapur e Policia e Kukësit është edhe në kërkim të të tjerëve.’ – na rrëfen kamarieri. Unë e dija për ngjarjen vetëm një orë pas ndodhisë, pasi më kishin njoftuar organet. Daja e kuptoi ngjarjen dhe më shtrëngoi dorën në shenjë mirënjohje dhe bashkë me ushtarët tjerë niset drejt Pashtrikut plak. I kapuri në organet e rendit kishte deklaruar se për objektiv kishin eksortën e UÇK –së. ‘Jemi paguar nga dikush se edhe nëse nuk vrasim ose grabisim asnjë person, ne paratë i marrim.’ – kishte thënë ai.

Kjo ishte padyshim një veprimtari e agjenturave në vazhdën e shumë të tjerave që bëheshin kundër UÇK-së por dhe shtetit shqiptar. Shfrytëzohej gjendja e vështirë ekonomike e popullatës por dhe ekzistenca e grupeve kriminale në Shqipërinë e trazuar.” – përfundon rrëfimin për ditën e sotme, ish oficeri i Shërbimit Informativ Kombëtar, Vexhi Halili.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close