fbpx
Lajme

“Le Figaro”: Gjatë takimit në Washington, Thaçi e Vuçiq kanë përmendur idenë e shkëmbimit të territoreve

Thaçit, ish-drejtues i gueriles gjatë luftës, t’u shpëtonte ndjekjeve eventuale penale. Sa i përket Aleksandar Vuçiqit, ai shpreson se paqja me Kosovën do t’i mundësojë Serbisë të përshpejtojë ecjen drejt anëtarësimit në BE.

Mirëpo, projekti po ngjall rezerva të ashpra në Serbi dhe në Kosovë. Berlini konsideron po ashtu, madje më shumë se Emmanuel Macron, që një ndryshim i kufijve do të mund të zgjonte demonët e vjetër ballkanikë dhe do të rihapte “kutinë e Pandorës” në këtë rajon, ku secili vend ka minoritete etnike.

Rusia, e cila ka interesa solide në Serbi, zyrtarisht nuk ka marrë ndonjë qëndrim, edhe pse disa dyshojnë se ajo dëshiron ta përdorë këtë precedent për të siguruar një legjitimim të aneksimit të Krimesë…

Në këtë çështje, as “statu quo”-ja nuk është një zgjidhje e mirë, pasi që e shndërron pak nga pak rajonin në një vrimë të zezë të Europës.Me, më në fund, të gjitha rreziqet që rriten në vrimat e zeza: rreziqet e shpërthimit, terrorizmi, trafiqet, mjerimi social dhe ekonomik, rritja e influencave turke, ruse dhe kineze. “Përse do të kundërshtonim ne një zgjidhje nëse ajo pranohet nga të dyja palët ?”, pyeste, së fundmi, në Twitter, ish-ambasadori francez në Shtetet e Bashkuara, Gerard Araud./KALLXO.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close