fbpx
Lajme

Shkrimtari francez shkruan libër: Hashim Thaçi burrështetasi që gjithmonë kishte vizion për Kosovën

Jacques Baudouin është autori i librit “Lindja e një demokracie”, që përshkruan rrugëtimin e Kosovës drejt Pavarësisë, njofton Klan Kosova.

Baudouin në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që e ka zgjedhur presidentin Hashim Thaçi si protagonist të këtij libri pasi është “burrështetas” i cili sipas tij kishte gjithmonë për qëllim zhvillimin e Kosovës.

“Më ka interesuar Kosova për dy arsye – më interesojnë relacionet ndërkombëtare dhe kur kam ardhë për herë të parë në Kosovë kam qenë këshilttar i Bernard Kouchner atëherë ministër i Punëve të Jashtme dhe në atë kohë ka qenë udhëtimi i tij parë në Kosovë kur është nominuar si ministër”.

“Kuptova që diçka e rëndësishme ka ndodhur – kur shkruan një libër shikon për të kuptuar pse një vend ka filluar një luftë në qendër të Evropës”, ka treguar Baudouin.

“Hashim Thaçi është një person që ka personalitet. Kam studiuar në rrugëtimin e tij drejt gueriles e deri në Pavarësi dhe më pas në postin e presidentit. Në takimet me të e kuptova që ai e kishte një vizion evropian për Kosovën”.

“Gjatë negociatave të Rambujesë është treguar një burrështetas, gjithmonë është dukur që kishte për qëllimin zhvillimin e Kosovës edhe pas Pavarësisë integrimin e saj në Bashkimin Evropian”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close