fbpx
Lajme

Sabit Geci tregon se si e rrahu një gardian të burgut brenda burgut dhe e futi në qeli

Ish komandanti i UCK-së, Sabit Geci ka treguar një ngjarje shumë interesante që i ka ndodhur gjatë kohës sa ai ishte në burgun e Prishtinës.

Në emisionin Frontal në T7 Geci ka folur për këtë incident i cili sipas tij ka nisur nga një provokim që i ka bërë një polic i Kosovës dhe më pas Geci e ka sulmuar duke e futur ne qeli dhe duke e mbajtur për një kohë të gjatë brenda.

Ai tha se ai gardian ma bëri me gisht, edhe une e njifsha se kush është, babai i tij ka bërë procese kundër shqiptarëve, dhe ju afrova i thash çka ka që nuk është në rregull, ai tha se më akuzojë dhe pastaj e godita me kokë dhe e futa në qeli dhe u sqarova me të.

“ E futa në dhomë. E pata rrahë kogja mirë – e pata rrahë. E futa në dhomën dhe i bana do sqarime me të”, tregon Geci.

Për më shumë mund ta dëgjoni rrëfimin e tij për këtë rast nga minuta e 10-të e intervistes dhënë të premtën në Frontal.

https://www.youtube.com/watch?v=4fpqaPNwa7I&feature=emb_title VIDEO

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close