A e dini se Vladimir Putin ka vizituar Kosovën?
Udhëheqësi i Rusisë, Vladimir Putin, kishte vizituar Kosovën në verën e vitit 2001. Atëkohë, kishte takuar trupat ruse në Aeroportin e Prishtinës. Një OJQ në Kosovë tha se ndikimi i Rusisë prej pasluftës është rritur. Jo në aspektin ushtarak, por, në aspektin ekonomik e medial.
Ndikimi ekonomik i Rusisë po vazhdon të rritet në Kosovë. Vetëm në periudhën janar-korrik të këtij vitit, në Kosovë janë blerë më shumë se 10 milionë euro mallra ruse.
Këtë konstatim e ka dhënë Pëllumb Kallaba, në një raport hulumtues, të publikuar nga QKSS.
Sipas hulumtimit, më shumë se 1000 qytetarë rusë vizitojnë Kosovën çdo vit, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave.
Ndërkohë, aty, përmendet edhe fakti i ndikimit të Rusisë përmes dy mediave,
“Raporti konstaton se një prani mediale pro-ruse në Serbi është një kartë e rëndësishme në përhapjen e propagandës midis serbëve të Kosovës, duke përfshirë Sputnik dhe Russia Today”.
Ndërkohë, Presidenti i Rusisë, kishte vizituar Kosovën, në verën e vitit 2001, dy vite pasi ishin larguar ushtarët serbë. Kishte vizituar trupat paqeruajtëse në Prishtinë, të cilat kishin uzurpuar aeroportin e Kosovës, shkruan Express.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/vladimir-2_1509790091-6557695.jpeg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/vladimir-3_1509790091-2125456.jpeg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/vladimir-putin-in-serbia-16-17-june-2001-9_1509790091-9583371.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/vladimir_1509790091-6125077.jpeg)