fbpx
Sport

Ambasadori i Kosovës në Britani për “The Telegraph”: Prej kur është krim të shfaqësh identitetin tënd kur feston diçka?

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Telegraph” lidhur me paralajmërimet për hetime disiplinore nga FIFA për përdorimin e shqiponjës nga ana e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteinerit.

Greiçevci i është kundërvu akuzave të Serbisë në FIFA se bërja e shqiponjës me duar është gjest provokues nacionalist i “Shqipërisë së Madhe”.

“Shqiponja është shfaqje e identitetit shqiptar, është simbol i cili është i përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo në Ballkan, jo vetëm për Shqipërinë”, tha Greiçevci.

“Serbisë i pengon që humbjen e pësuan nga futbollistët nga Kosova, e kjo është raciste”.

“Provokimi i vërtetë ishte që simpatizuesit serbë dhe rusë brohoritën ‘Vrisni, vrisni, vrisni shqiptarët’ si dhe kanë bartur veshje me foton e kriminelit Ratko Mladic. Prej kur është krim të shfaqësh identitetin tënd kur feston diçka të mrekullueshme si shënimi i golave në Kampionat Botëror?”, ka deklaruar Greiçevci.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close