fbpx
Lajme

“Opinionisti i Botës Sot, kishte kërkuar t’i ndërrohet emri aeroportit, t’i largohet Adem Jashari”

Mediat kishin raportuar se kryediplomatja znj. Donika Gërvalla kishte propozuar Idriz Zeqirajn për postin e ambasadorit i të osovës në Shqipëri. Pas këtij informacioni, kishte reaguar edhe gazetari Parim Olluri duke treguar se zotriu në fjalë ishte kundër vendosjes së shtatorës së komandantit legjendar Adem Jashari në Prishtinë. Pas reagimeve të shumta, ku edhe mediat në Shqipëri raportuan se personi në fjalë ishte pjesë e UDB-së i infiltruar në Shqipëri, Qeveria duket se nuk ka guxuar ta shtyjë përpara këtë kandidaturë. Pas kësaj, ai ka vazhduar shkrimet e tij në mediumin bota sot. Në fund kishte dështuar edhe emërimi i tij pas presionit publik. I njëjti tani vazhdon veprimtarinë e tij si opinionist në gazetën BOTA SOT.

Shkrimi i plotë:

Eshte raportuar sot se Donika Gervalla ka nominuar Idriz Zeqirajn per ambasador ne Shqiperi.Shpresoj qe nuk e ka seriozisht.

Zeqiraj me 2017 kishte kundershtuar vendosjen e shtatores se Adem Jasharit ne Prishtine dhe kishte kerkuar qe t’i nderrohet emri aeroportit.

Kjo eshte nje pjese e tekstit te tij qe tregon se çfare mendime koti ka ky zoteriu:“Aeroporti i Kosovës, në Sllatinë, që, paradoksalisht, mban emrin e Adem Jasharit, duhet hequr, sepse aeroportet pagëzohen me emra presidentësh dhe kryeministrash, që kalojnë një pjesë të jetës në fluturake, duke qenë në shërbime zyrtare, shtetërore”.

Nese nje profil i tille behet ambasador, atehere deshmohet qarte qe kryediplomatja Gervalla pernjemend ka urrejtje ndaj UÇK-se.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close