Analisti amerikan: Kurti i pakorruptuar, pa pazare të fshehta, nuk ka prapaskena
Analisti amerikan David Phillips ka dhënë komentin e tij për Kryeministrin Kurti. Ai në një intervistë ka vlerësuar Kurtin.
Po ju sjellim detajet nga intervista.
David Phillips: Unë e njoh prej dekadash Albin Kurtin dhe e kam parë të ndryshojë si person dhe si personalitet politik. Unë parashikoj që pjekuria e tij të rritet, që ai të vazhdojë të ndryshojë. Ai mbështet një dialog me Beogradin, por duhet të jemi të qartë për axhendën. Ai është kundër ndarjes apo ndryshimit të kufirit. Prandaj unë pres që zyrtarët amerikanë të përshtaten me realitetin. Do t’i duhet të bashkëpunojë me parti të tjera dhe do t’i duhet të merret me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe me serbët e Kosovës, me listën serbe, në mënyrë që të punojmë në mënyrë konstruktive drejt forcimit të një shoqërie të përbashkët që të jetë shumëetnike dhe demokratike.
Albin Kurti mund të jetë partner i mirë në këtë drejtim: i pakorruptuar, pa pazare të fshehta, nuk ka prapaskena. Këtë donin votuesit dhe ne në Shtetet e Bashkuara, duhet ta pranojmë.