fbpx
Lajme

Arban Abrashi: Lista Serbe do të ketë të njëjtën fuqi politike si në Qeverinë Kurti

Deputeti i LDK’së, Arban Abrash, ka deklaruar se Lista Serbe do të ketë fuqi në Qeverinë Hoti aq sa kishte në Qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Abrashi në një konferencë për media ka thënë se dje në mbledhje e LDK-së është diskutuar në formatin e Qeverisë Hoti dhe se nuk është diskutuar për përbërjen e kësaj qeverie.

“Me Listën Serbe kemi arrit marrëveshje e cila do të ketë të njëjtat kompetenca të garantuar me kushtetutën e Kosovës, ata do të marrin pak a shumë po aq fuqi politikë sa kanë pas në Qeverinë Kurti”, tha Abrashi.

Abrashi tha se Qeveria Kurti po vazhdon të shkel rëndë Kushtetutën e Kosovës dhe ka kërcënuar hapur Gjykatën e Kushtetuese.//gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close