fbpx
Lajme

Remi: Lutfi Haziri për 4 ditë është vonuar dhe ra në duart e forcave serbe, për mua është veteran i internuar

2015:

Ndërkaq, duke qëndruar ende në temën e veteranëve, u fol edhe për faktin se ish kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbetur jashtë listave të veteranëve, ndërsa kishte deklaruar publikisht se “e din Rrustem Mustafa – Remi që unë nga viti 1992 kam qenë i angazhuar”.

“Lutfi Haziri ka qenë njeri më i besueshëm i sistemit të atëhershëm që ka kontribuar për rrugën e lirisë. E di që kanë shkuar në stërvitje ushtarake në Shqipëri, kanë qenë të udhëhequra nga Ministria e Mbrojtjes dhe sistemi është ashtu si thoni ju dhe si ka thënë Z.Haziri. Ai është hidhëruar pa vend. Ai nuk ka aplikuar për veteran. Ai ka qenë duke iu bashkangjitur radhëve të UÇK-së dhe ka qenë në lidhje me mua. Diku për 4 ditë është vonuar dhe ka rënë në dorë të forcave militare serbe. Për mua edhe sot është veteran i internuar. Ai s’ka mundur ta jap kontributin e tij për shkak të arrestimit të tij. Pra, ai ka qenë njëri prej më të besueshmëve nga ana e Karadakut”, ka thënë Remi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close