fbpx
Lajme

FMN – Thaçit dikur: Rritja e fundit e pagave dhe pensioneve është brengosëse

Po ju sjellim një raportim të mediave të vitit 2014:

Muajin e kaluar qeveria  Thaçi ka rritur pagat për 240 000 mësues, policë, mjekë, për administratën shtetërore, pensionistët dhe për përfituesit e ndihmës sociale. Duket se rritja e pensioneve dhe e pagave me 25 për qind do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës.

“Rritja e fundit e pagave dhe pensioneve është brengosëse”, ka thënë Jose Sulemane, përfaqësues rezident për Kosovën në FMN.

“Një rritje më e moderuar në paga dhe përfitimet më pak bujare do të ishin më të përshtatshme”, theksoi FMN.

Pavarësisht kësaj, Hashim Thaçi nuk i pyeti dhe i rriti pagat e pensionet për të gjitha kategoritë.

Më 2011, FMN-ja anuloi një projekt Kosovës, vetëm pse kryeministri Hashim Thaçi i kishte rritur pagat e sektorit publik për 50 për qind. Thaçi rriti pagat vetëm për të mbajtur premtimin gjatë fushatës parazgjedhore.

Rritja e pagave dhe pensioneve ka ardhur pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në mes të qershorit dhe shtatorit.

Opozita ka akuzuar Thaçin se po e përdorë paranë publike për ta përmirësuar pozitën e tij.

FMN dhe Kosova janë pajtuar për një rritje prej 14 për qind në paga, vetëm për administratën publike, ku janë të punësuar rreth 80,000 persona. Në marrëveshje nuk është përmendur asnjë rritje tjetër.

Kjo rritje e re e pagave dhe pensioneve do të ketë nevojë për rreth 100 milionë euro shtesë për nëntë muajt e ardhshëm të vitit 2014 dhe rreth 130 milionë euro tjera për tërë vitin e ardhshëm.

E qeveria asnjëherë nuk është deklaruar se prej nga do të vijnë këto para.

Një delegacion i FMN-së që qëndroi në Kosovë javën e kaluar, mirëpo një zyrtar qeveritar i ka thënë Reuters-it se FMN-ja nuk do t’i nisë bisedimet për huadhënie të re për Kosovën para mbajtjes së zgjedhjeve.  I.K

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close