fbpx
Lajme

Autorët britanikë për negociatat Thaçi – Daçiç: Thaçi përplasi këmbët, filxhanët e kafesë kërcyen jashtë pjatave

Libri për veprimtarinë e ish presidentit Hashim Thaçi mban titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” dhe është shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Roger Boyes është gazetar britanik dhe redaktor diplomatik i gazetës “Times”, i cili ka eksperiencë në shkrimin e biografive politike. Suzy Jagger është zëvendësredaktore në të njëjtën gazetë. 

Ata kanë treguar disa detaje interesante sa i përket negociatave në Bruksel mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiç.

Negociatat me Daçiçin po zvarriteshin dhe Thaçi nisi të humbiste vetëpërmbajtjen duke përplasur këmbët nën tavolinë aq fort sa filxhanët e kafesë kërcyen jashtë pjatave. Sesionet mund të zgjatnin prej orës nëntë të mëngjesit deri në dy pas mesnate. Shpesh koha shpërdorohej nga nevoja e Daçiçit për t’u konsultuar me Beogradin,” tregojnë autorët e librit.

Po ashtu, vetë Hashim Thaçi kishte treguar se si e realizoi aksionin më të madh në Veriun e vendit në vitin 2011.

“Para se të vendosja të dërgoja njësitë speciale në postat kufitare në veri, informova NATO-n dhe Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Të dyja më thanë se kisha të drejtën të përdorja të gjitha mjetet kushtetuese për të kontrolluar kufijtë e mi,” kishte treguar Thaçi duke thënë më tutje se Kosova ishte e bashkuar dhe Beogradi e kuptoi mesazhin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close