fbpx
Lajme

Aktivistja e VV-së nga Prizreni: Kurrë nuk do ta votoj Haskukën, janë pasuruar ai dhe klika e tij

Shumë aktivistë të Vetëvendosjes kanë reaguar pas lajmit të fundit se z. Mytaher Haskuka do të rikandidohet për Kryetar të Prizrenit. Aktivistja e VV-së e cila mban edhe slloganin e VV-së në profilin e saj, ka reaguar ashpër pas këtij lajmi. Afërdita Beqaj Saramati ka thënë se “kurrë nuk do ta votoj këtë injorant sepse që katër vite nuk ka punuar asgjë dhe është pasuruar ai dhe klika e tij”. Gjithashtu ajo shkon edhe më tutje duke thënë se “nëse zyrtarisht kandidon Mytaher Haskuka s’ka as drejtësi e as ideal por interes”.

Në këtë koment ka reaguar edhe një qytetar tjetër i cili e kishte votuar Mytaher Haskukën në balotazhin e vitit 2017. Abdullah Thaçi ka thënë se “unë e kam ngrënë foren, kinse rastësisht tu pi kafe në 2017, erdhën me kamera dhe më pyetën e unë e kam sha Ramadan Mujën edhe e kam lartësu Mytaher Haskukën, por tash pas 4 vjete po shihet që Ramadan Muja i PDK-së ishte lulë e dritë në krahasim me Mytaher Haskukën. Ai thotë se atë video më pastaj e kishin bërë video spot.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close