Avdyli: Nuk më ka rënë të dëgjoj sharje kur AKR me 1 deputet mori gjysmën e qeverisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka shkruajtur rreth marrëveshjes së koalicionit me LDK-së dhe VV-së.Ai në një shkrim në Facebook ka bërë thirrje që kjo marrëveshje të arrihet dhe VV të mos ndikohet nga urrejtësit patologjik të LDK-së
.“Hajdeni shkruani marrëveshjen për qeverinë që qytetari ia ka besuar VV-së për ta udhëhequr. Ne besojmë nuk tradhtojmë, prandaj duam partneritet i bazuar në mirëbesim. Neve na kanë tradhtuar në partneritete, dikur edhe na kanë vrarë pikë të ditës aktivistët por s’jemi ndalur për të punuar për të mirën e përbashkët”, është shprehur ai.
Më tej, Avdyli ka apeluar se LDK e VV duhet të marrë përgjegjësinë e të udhëheqni shtetin.“Këtë përgjegjësi për ta udhëhequr qeverinë ( shtetin) nuk mund të behet me 29 deputetë prandaj ne po duam ti bashkojmë votat e besimin por edhe dijen e energjinë me ju për të kthyer shpresën këtij vendi të cfilitur nga bandat”, është shprehur ai.