fbpx
Lajme

Axha i Glauk Konjufcës ka privatizuar fermën e pulave dhe tokën 384 mijë metra katrorë

Abdurrahman Konjufca është axha i nënkryetarit të Vetëvendosjes z. Glauk Konjufca. Ai e ka pranuar se në vitin 2001 ka privatizuar/komercializuar fermën e pulave në Lipjan.

Gjithashtu, në AKP mund ta gjeni emrin e Abdurrahman Konjufcës si privatizues i tokës KB Kosova, Akllap Tokë Bujqësore Sh.P.K. 384,005.00 mijë metra katrorë janë privatizuar në vitin 2007 me vlerë 48 mijë euro. http://www.pak-ks.org/desk/inc/media/A0059799-1633-4006-8E4A-5092EE25D9D1.pdf?fbclid=IwAR0-6-jSSVQV1t2JwLkdbt5ddnnwCTSZoh9M4MzSQlJOdp-LMB99W1y_ack nr 365

Gjithashtu, AKP para 10 vitesh kishte vendosur t’ia marr fermën e pulave z. Konjufca pasi që nuk i kishte përmbushur obligimet e kontratës. Agjencia Kosovare e Privatizimit AKP) ka vendosur që t’ia marrë fermën e pulave komercializuesit Abdurrahman Konjufca. Zyrtarë të AKP-së thonë se ai nuk plotësoi asnjë nga kushtet e kontratës. Konjufca nuk kishte pranuar kurrqysh që t’i merret ferma.

Ish zëdhënësi i AKP-së z. Kaloshi kishte treguar për media se kjo ndërmarrje ishte komercializuar në vitin 2001 nga Departamenti i Tregtisë për afatin dhjetëvjeçar dhe se kontrata ka skaduar në korrik të vitit të 2011.“Prandaj AKP-ja e ka njoftuar komercializuesin për skadimin e kontratës dhe i është dhënë afat për tërheqje nga ambientet e ndërmarrjes, por afati nuk është respektuar nga komercializuesi”, tha ai.

Axha i Glauk Konjufcës kishte paditur në Gjykatë AKP-në dhe kishte treguar arsyet e mos përmbushjes së kontrates nga ai. Ai pretendon se pulat e tij stresohen nga zhurmat e helikopterëve. Dhe, sipas tij, rreth fermës sillen shpesh helikopterët e KFOR’it.

“Kur ka zhurmë, pulat nervozohen, sulmojnë njëra-tjetrën dhe ngordhin”, tha Konjufca.

Ndërmarrja “ADI” e  Konjufcës kishte komercializuar ish-ndërmarrjen “Shpeztaria” në Lipjan më 2 korrik  2001, ku kishte premtuar mbi 2 milionë euro investime, punësimin e 112 vetave e pagesën e një qiraje vjetore prej mbi 3 mijë e 500 euro në muaj. Asnjëra prej tyre nuk ishte realizuar sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Komercializuesi i fermës së pulave nuk ka përmbushur as gati për 50 për qind zotimet me kontratë”,  ka thënë Ylli Kaloshi, ish zëdhënës në AKP.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close