fbpx
Lajme

Thaçi nuk u prit nga kryeministrja kanadeze sepse pritet nga Presidentja

Gjatë ditës së sotme në medie të shumta është raportuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  nuk do të pritet nga kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi Thaçi do të pritet  nga një hierarki më e lartë shtetërore kanadeze, sesa kryeministri në këtë rast.

AMP:

Siç mëson Indeksonline, Thaçi do të pritet pikërisht nga Guvernatorja e përgjithshme në Kanada, që ndryshe është pikërisht Guvernatorja e Përgjithshme, Julie Payette.

Indeksonline ka siguruar edhe agjendën e presidentit Thaçi, i cili sot takohet me Payette.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vazhdon agjendën e takimi në kryeqytetin kanadez, Otavë.  Nga Zyra e Presidencës është konfirmuar për Indeksonline se Thaçi sot pritet me nderime të larta nga homologia e tij, Julie Payette, shefen e shtetit e cila është edhe Komandante e Forcave të Armatosura të Kanadasë.

Gjatë paradites Thaçi është takuar me deputet të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kanadez, ku është diskutuar për të arriturat e Kosovës në një dekadë si shtet dhe zhvillimet në Evropën Juglindore.

Gjithashtu Thaçi sot nënshkruan edhe deklaratën e qëllimit që i paraprin marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.

 Thaçi vizitën e tij në Kanada do të zhvillojë edhe me takime të tjera me përfaqësues të lartë kanadez.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close