Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, njeriut që i flet puna e jo fjalët, kërkon votën tuaj
Jakup Nura:
Të dashur qytetarë,
Të dashura familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë, miq të mi,
Tashmë është zyrtarizuar kandidatura ime për deputet në Kuvendin e Kosovës, si pjesë e familjes politike të Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 11.
Kandidatura ime është vazhdim i një angazhimi që nga ditët e rinisë për vendin tonë – ashtu siç isha në ditët më të vështira të Kosovës, luftëtar i orëve të para për lirinë e saj, po ashtu edhe sot, i vendosur për ta ndërtuar të ardhmen e saj.
Unë besoj fort se liria jonë merr kuptim të plotë vetëm kur e kthejmë atë në mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë. Për këtë, angazhimi im është i palëkundur – për të mbështetur të rinjtë, për t’u qëndruar pranë familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve, dhe për t’u siguruar që sakrificat e së kaluarës të shpërblehen me dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Prandaj, duke marr parasysh gjithë këto, kërkoj besimin dhe mbështetjen e secilit prej jush.
Ashtu siç i shërbeva Kosovës atëherë, do t’i shërbej me të njëjtin përkushtim edhe tani – për një Kosovë më të begatë, të fortë dhe të bashkuar.
Me respekt,
JAKUP NURA
11