fbpx
Lajme

Bashkëpunëtori i Rugovës: Xhavit Haliti i shihte punët e mëdha, ishte aty kur e lypte puna

Bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit Rugova z. Adnan Merovci i kishte përshkruar të gjithë anëtarët e Delegacionit të Rambujesë. Ai me një qasje pozitive kishte lavdata pothuajse për të gjithë.

Ai kishte shkruar në ditarin e tij edhe për njërin nga eksponentët kryesor të LPK-së dhe UÇK-së z. Xhavit Haliti.

“Xhavit Haliti, pas Azem Sylës zinte vendin e dytë për rrallshmëri të marrjes së fjalës në takimet e Delegacionit tonë. Por, ai ishte çdoherë aty te vendi kur e lypte puna. Nuk ishte cikërrimtar. Ai shihte punët e mëdha. Kishte informacione të sakta dhe nganjëherë bëhej “naiv” thuajse nuk dinte gjë. Ishte dëgjues i durueshëm për gjërat që ai i kishte absolvuar. Xhavit Haliti në Rambuje ishte “eminenca gri” e UÇK-së“, shkroi Adnan Merovci në ditarin e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close