fbpx
Lajme

Koha kur Kurti ishte kundër vizave: Përse i duan vizat qytetarët e varfër? Që të ikin nga Kosova

Ndërsa akuzohet për qëndrimet e tij politike kundër liberalizimit të vizave, ndërkohë që fotografohet duke shëtitur rrugëve të Oslos, Albin Kurti thotë se qytetarët e varfër duhet të qëndrojnë në Kosovë për të protestuar ndaj gjendjes së mjerueshme.

“Por shtrohet pyetja përse i duan vizat qytetarët e varfër? Që të ikin nga Kosova sepse po bëhet një vend i pahetueshëm për shkak të kësaj qeverisjeje që më akuzon mua. Pra Kosova është vendi ynë, ne mund të dalim nga Kosova por duhet të rikthehemi. Ata të cilët në mënyrë dëshpëruese duan liberalizimin e vizave nuk duan që të kthehen ose duan të qëndrojnë në vendet europiane e të bëjnë punë që mbase europianët nuk duan ti bëjnë dhe të mbajnë familjet e tyre të varfra, por unë them që të shikojmë shkaqet dhe jo pasojat. Shkaqet e gjendjes së mjerueshme ekonomike e sociale.”, theksoi ai.

“Nuk e premtuam, por e realizuam. Liberalizimi i vizave u jetësua sot”, kështu provoi t’i marr meritat për liberalizimin e vizave gjatë ditës së sotme, Albin Kurti.

Por, Bashkimi Europian e kishte konfirmuar se të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave ishin plotësuar në vitin 2018.

Përpos BE-së, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani e kishin konfirmuar se kriteret për vizat ishin plotësuar në vitin 2018.

Christian Wigang, zëdhënës i Komisionit Evropian ka treguar në një konferencë për media se të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave Kosova i kishte përmbushur në vitin 2018.

Arsyeja se përse ishte vonuar liberalizimi i vizave ishte pikërisht Albin Kurti i cili me gazin lotsjellës kishte vendosur t’i bllokojë shumë procese e kështu edhe liberalizimin e vizave. Po i njëjti, Albin Kurti para 1 viti kishte deklaruar se procesi i vizave nuk varet nga ai sepse Kosova i kishte plotësuar kriteret në vitin 2018.

VIDEO me fakte për liberalizimin e vizave:

https://epilogu.com/pafytyresia-e-kurtit-te-gjitha-kriteret-u-plotesuan-ne-2018-shkaku-i-gazit-te-tij-ishte-bllokuar-procesi-i-liberalizimit-te-vizave/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close