Befason Kryeziu: Ka kohë që e kam lutur Kadri Veselin të më shkarkojë
Nijazi Kryezi, ish-këshilltari i Kadri Veselit, e ka mirëpritur vendimin e këtij të fundit që të largojë atë nga posti publik, duke marrë parasysh aktakuzat në të cilat ka qenë i përfshirë, shkruan Gazeta Metro.
Kryeziu i cili është i përfshirë në aferën ‘Pronto’, thotë se ka lutur të parin e partisë që të marrë një vendim të tillë.
‘’Unë kam dhënë dorëheqje në momentin kur është ngrit aktakuza. Ka qenë vendim i Kadri Veselit. Dhe e kemi diskutu. Jam njëri nga propozuesit që të merret ky vendim gjeneral, jo vetëm për mua. Është koha të jemi jo vetëm të përgjegjshëm por edhe real. Kam qenë kundër që zyrtarët me aktakuzua të kandidojnë dhe të jenë pjesë e institucioneve publike’’, ka thënë Kryeziu në Frontal.
Ai tutje ka thënë se është ndjerë keq nga reagimet e Ambasadës Amerikane, e cila vazhdimisht po bën thirrje për largimin e personave me aktakuza nga postet publike.
‘’Ideja është tek profesionalizmi që ne duhet të angazhohemi gjithë. Kur ka dalë Ambasada amerikane me reagim, jam ndjerë keq. Ka pasë 1 vit që kërkojsha që të jem një prej atyre që të jem shembull. Veseli më ka falënderu për korrektësinë, ka thënë e cmoj qasjen tënde. PDK e kemi marrë një pozicion defansiv qe disa vite. Marrim goditje të mëdha’’, përfundoi ai.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Veseli mori vendim që të gjithë personat me aktakuza që janë pjesë e partisë së tij, t’i largojë nga pozitat që kanë./gazetametro.net