Berat Buzhala: Banorët e Anamoravës i konsideroj më të mirët
Gazetari i njohur Berat Buzhala, ka shkruajtur në rrjetin e tij në fejsbuk, përshtypjet e tij për derbin më të madhë në futboll, derbin lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Ja shkrimi i tij i plotë në fejsbuk;
Ich bin ein gilaner
Dje e mora nje ftese qe nuk refuzohet, prej tifozeve te ekipit Drita, Intelektualet, per me shku ne Gjilan me e shiku derbin e qytetit: Drita Vs. Gjilani. Per me teper ma sollen ne redaksi edhe nje fanele me mbiemnin tim dhe titullin tim, ate te Presidentit. Sigurisht qe me e pakta qe duhesha me e bo ishte me shku me e pa ndeshjen, edhe me bertite ne favor te Drites.
Per turpin tim, kjo ishte ndeshja e pare e Superliges se Kosoves qe e kam pa ne stadium. Atmosfera ishte fantastike. Dy anet e stadiumit spice me publik. Skifterat ne njeren ane, Intelektualet (edhe une) ne anen tjeter. Stadiumi ishte ai qe ishte. Fusha jo shume e keqe, ama shkallet dhe cdo gje tjeter per rreth ishte e mjerueshme. Ne nivel maksimal ishte vetem disponimi i dy tifozerive. Patjeter qe ne stadium ka edhe fjale banale, mirepo nuk kishte urrejtje. Kishte kenge te bukura qe po drejtoheshin prej udheheqeseve te tifozeve.
Cilesia e lojes? Per fat te keq nen mesatare. Nuk kishte shume koncept. Lojtaret vraponin, angazhoheshin, rrezoheshin, goditeshin, ama nuk kishte rrjedhshmeri te aksioneve. Nuk kishte ndonje taktike te menduar, as ne njeren ane, e as ne tjetren. Deshmia me e mire per kete eshte qe per 90 minuta nuk ishte asnje offside, pozite jashteloje. Kjo flet shume.
Ndeshja perfundoi 1-1, duke bere qe Drita te vuaj edhe disa jave perpara se ta siguroje vendin e pare ne tabele, qe do ta dergonte ne gara nderkombetare. Gjilani luftoi me shpirte dhe me deshire te madhe per ta ndalur ekipin e te njejtit qytet qe te mos shkeputej prej Prishtines, qe gjithashtu sot nuk arriti t’i marr tri pike nga Ferronikeli. Pak a shume i njejti disponim i rivalitetit me ekipet e Madridit, Londres etj. Sa ma afer aq me rival.
Kur dola nga stadiumi me duhej te kaloja afer tifozeve te Gjilanit, qe tash kishin degjuar qe une isha rreshtuar ne perkrahje te rivaleve te tyre te perbetuar. E kisha edhe fanelen e tyre.
“Pse me Driten”, m’tha Amiri me disa shoke.
“Se ju u vonute”, ia ktheva une me nje te qeshur.
“Bjeri pishman, qashtu qysh i ke ra kur je kane ne PDK”, tha ai duke shtuar “ose thuj qe je kane i pite”.
“Per PDK nuk e ki keq, ama i pite nuk muj me thane se nuk pi”, une.
Edhe neper kete polemike qe po zhvillohej permes dritareve te veturave Amiri me tha se po ta japim edhe na fanelen, vec a e veshe?
“Po more jepma, qysh jo”, i thash une.
Dhe ndodhi edhe dhurimi i faneles, te cilen tash po e shihni ne foto krahas asaj te Drites.
E kam thane edhe here te tjera, prej te gjitha rajoneve te Kosoves, banoret e Anamoraves i konsideroj me te miret. Nuk jane te ngarkume. Diqysh jane bon-vivant’a. Bojne qef per veti. Nuk mburren palidhje. Jane shmekera dhe shmekerica.
Prandaj si Presidenti virtual i Republikes se Kosoves qe prej sot e tutje duhet ta ruaj paanshmerine time, duke i dashur njesoj te dyja keto ekipe fantastile dhe tifozerite e tyre, gjithashtu fantastike.
Pra, sic do te thoshte homologu im Presidenti Kennedy: Ich bin ein gilaner…