fbpx
Lajme

E tmerrshme: Kështu shiten kafshët në tregun e veturave

Për çdo fundjavë me dhjetëra kafshë shiten në tregun e veturave në Prishtinë. Në mesin e këtyre kafshëve ka edhe qenë. E gjendja e qeneve që shiten në këtë treg në bazë të fotove të publikuara nga një organizatë për mbrojtjen e kafshëve është e tmerrshme.

OJQ ‘Të bashkuar për kafshët’, ka reaguar ndaj këtij fenomeni duke i publikuar edhe disa fotografi.

Ky është reagimi i plotë:

Ka kohe qe OJQ “Te bashkuar per kafshet” ka raportuar raste te ndryshme te keqtrajtimeve ndaj qeneve, shitjen ilegale te tyre ne tregun e kerreve, luftrat e qeneve por fatkeqesisht besojme se asgje konkrete nuk po merret ne kete drejtim nga organet kompetente.

Si OJQ, vitin e kaluar kemi mbajtur edhe diskutim publik per kete ceshtje me te gjithe akteret relevant (Nga AUV, Policia e Kosoves, Komuna e Prishtines), por sot e kesaj dite ende nuk kemi marre nje pergjigje te sakte se pse nuk po respektohet Ligji per Perkujdesjen e Kafsheve.

Konkretisht, ne fotografi gjeni deshmite, rasti konkret kur qytetari i pa ndergjegjshem jo vetem qe e keqtrajton qenin e gjinise femer duke e lene pa buke deri ne kete gjendje, por e mban te lidhur dhe i njejti lirshem del ne tregun e kerreve diten e diele (sikurse qindra qytetar tjere te pa ndergjegjshem) dhe tenton t’i shes klyshat te cilet as nuk jane te vaksinuar dhe as nuk e kane moshen te ndahen nga nena e tyre. Lere faktin qe dje (e diel)  ka qene dite me temperature qe konsiderohet mjafte e larte per qente, dhe se te njejtit asesi nuk lihen ashtu te lidhur ne diell, pa buke dhe uje, e aq me pak te shiten nga shites ilegal ne tregun e kerreve.

Poashtu, kemi informata se nje aktivist per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve e ka raportuar rastin ne fjale tek Policia e Kosoves dje.

Ju rikujtojme se sipas Ligjit per perkujdesjen ndaj kafsheve , Neni 5, paragrafi

5.1 thote : Personi që mban çfarëdo kafshe apo kujdeset për kafshën, do të jetë përgjegjës për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close