fbpx
Lajme

Berisha pas takimit Kurti-Vuçiq: Mashtrim, çmenduri, së paku Thaçi kërkonte të ndryshohej rezoluta 1244

Opinionistja Kimete Berisha ka folur për katër pikat që ka prezantuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje në dialogun Kosovë-Serbi, për të cilat bëri të ditur se nuk janë pranuar nga Aleksandër Vuciqi..

“Pika e mashtruesit”, ka thënë Berisha, teksa ka folur për pikat që prezantoi dje kryeministri në Bruksel.

Ajo tha se pikën e parë “e bën vetëm një arrivist, një tip ambicioz që punët e veta i ka kënaq krejt, dhe tash shfaq ambicie ta udhëheq Evropën, me ide”.

“ Në pikën dy, Kryeministri paralajmëron se Kosova mund ta sulmojë Serbinë, ashtu sikur Serbia-Kosovën, nëse nuk ka marrëveshje për paqe.  ‘Marrëveshja për paqe’ me Serbinë (ide burimore e Hajredin Kuçit), u duhet atyre shteteve që janë në luftë dhe që janë duke e ndarë tokën e babës.  Kosova është shtet i pavarur.  Kosova e kërkon nga Serbia paqen që e ka!  Sillet sikur pa miratimin e Serbisë nuk mund të ekzistojë.  Paqja për Kosovën është luks (që e paguan KFOR-i). Shqiptarët merren veç me hajni dhe me punësimin e nipave e mbesave.  Albin Kurti ia merr kompetencat KFOR-it, sepse për sigurinë e Kosovës (se a mund ta sulmojë Serbinë a jo) vendos KFOR-i, e jo qeveria Kurti! Marrëveshjet e paqes kurrë nuk e kanë parandaluar asnjë luftë”, ka thënë tutje Berisha.

E njejta thotë se duhet të thuhet kurrë pa pushuar se Kosova nuk e ka sulmuar kurrë-askënd, nuk ka pasur apetite pushtuese dhe se koha i ka shkuar duke u mbrojtë nga sulmuesit.

“Trimëri do të ishte sikur ta përmendte Rezolutën 1244 që e njeh sovranitetin e Serbisë në Kosovë (e që kjo Rezolutë tash ka hyrë edhe nën mbrojtje të Presidentit Biden).  Së paku Hashim Thaçi në vitin 2018 ka kërkuar që të ndryshohet kjo Rezolutë”, shtoi tutje.

“Në pikën tre, Kryeministri u premton serbëve më pak të drejta se që u jep në realitet.  Që do të thotë ‘i fton’ serbët të mos e pranojnë ‘marrëveshjen e paqes’, sepse me fjalë u ofron më pak se që u ofron në realitet.  Ky është manipulim aq banal, sa që veç një idiot nuk e kupton”, ka thënë opinionistja, duke shtuar më tutje, se pika e katërt është ajo që ia zbulon kryeministrit karakterin.

“Kryeministri Kurti e pranon në dialog Aleksandër Vuçiqin që ishte ministër i informimit dhe zëdhënës i kryekriminelit Slobodan Millosheviq,  dhe që Presidenti serb ende e përkrah vrasjen e popullatës shqiptare nga shteti i tij, kurrë pa u distancuar nga krimet dhe gjithmonë duke i glorifikuar kriminelët,  por Kryeministri Kurti nuk e pranon në dialog një kriminel lokal Veljko Odaloviq.  S’ka manipulim më të madh se ky.  Me kriminelë të mëdhenj dialogon, me kriminelë të vegjël nuk dialogon!  Çka është kjo? Është thjesht mashtrim.  Dhe, çmenduri!  P.S. Kryeministri Albin Kurti ndaj Kosovës po sillet si i huaj”, tha ajo.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close