Blerta Leka, rrëmbyese në sesionin e fundit plot sharm dhe atraktivitet (Foto)
Ajo është një prej femrave më të bukura shqiptare, dhe për këtë ka pak dyshime.
Pos bukurisë, ajo dallohet edhe për linjat fenomenale trupore, duke qenë po ashtu një prej femrave më seksi shqiptare.
Jo më kot, Blerta Leka u zgjodh këtë vit MIss Universe Albania ku do të përfaqësojë Shqipërinë në ngjarjet e mëdha të bukurisë.
Me sensin unik të sensualitetit, paraqitjet e saj gjithnjë janë rrëmbyese.
Ajo së fundmi shihet në ekranet televizive, teksa po besohet se është zëvëndësuesja ideale e Marina Vjollcës në emisionin “Procesi Sportiv”.
Sa i përket bukurisë dhe formave, zëvëndësuese më ideale për Marinën vështirë se mund të gjendet, kurse në sesionin e fundit, Blerta dëshmon se pse është zgjedhur Miss Universe Albania.
Veton Osmani mbanë vulën e sesionit të ri fotografik të Blertës, e cila duket e mrekullueshme në fotot e publikuara. /Telegrafi/