fbpx
Lajme

“Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë po vjen”

Kosova dhe Serbia sot kanë arritur marrëveshje për hekurudhat dhe autostradat në një iniciativë të udhehequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes emisarit të Trump-t, Richard Grenell.

Kjo marrëveshje erdhi pas një vizite të emisarit të Trump-it në Kosovë dhe Serbi duke u arritur edhe marrëveshjen tjetër paraprakisht për vijën ajrore Prishtinë-Beograd që u përshendet nga presidenti amerikan, Donald Trump për të cilin një marrëveshje e tille ishte fitore.

Kosova dhe Serbia ka një kohë që kanë braktisur tavolinën e diskutimeve, sidomos taksa e vendosur nga Qeveria Haradinaj ishte një pengesë për rikthimin në dialog në kohën kur po përmendej ideja e korigjimit të kufijve.

Ballkani.info ka kontaktuar me njohësin e çështje politike, Shkodran Ramadan i cilit tha se marrëveshja e fundit është një përpjekje për riaktualizimin e dialogut.

“Marrëveshjet e fundit që në kuadër të dialogut të udhehequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një përpjekje për riaktualizimin e ritmit të humbur të viteve të fundit për shkak të paaftësisë së shtetit të Kosovës me gjetë një mënyrë të përfshihet në dialog. Nuk është shumë me rëndësi a janë për hekurudha apo linja ajrore, qëllim është të dërgohet një mesazh që një marrëvehsje  është duke ardhur dhe që koha  e humbur e viteve të fundit të rikoperohet”, tha Ramadani.

Më tutje ai foli edhe për disponimin e opinionit publik në lidhje me dialogun dhe hapat që duhet të ndërmerren në realizmin e unitetit rreth bisedimeve të ardhme me Serbinë.

“Në Kosovë ka një disponim më të madh për rifillimin e dialogut dhe gjitha partitë duhet të gjejnë një konsenzus për ta formuar një ekip me të cilin do të përfaqësohet Kosova. Kjo nuk nënkupton që Koosva duhet domosdoshmerisht të nënshkruaj marrëveshje nëse konstatohet që marrëveshja nuk është në faborin tonë, megjithatë duhet të tregojnë gaditshmërinë për një proces të tillë, sepse nuk duhet të identifikoheni si pala destruktive që pengon dialogun. Kryeministri Kurti dhe presidenti Thaçi duhet të bashkërendojnë aktivitetet e tyre që të kemi unitetin e duhur në Kosovë”, tha Shkodran Ramadani.

Administrata Trump ka rritur përkushtimin që të arrihet një zgjidhje në mes Kosovës dhe Serbisë, madje përgjegjësinë për këtë detyrë ia ka dhënë ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell. /Ballkani.info/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close