fbpx
Lajme

Buzhala: Bekim Jashari dhe rrethi tij edhe merren me biznes edhe i kanë milionat, edhe kanë keqmenaxhu tendera

Shkruan: Berat Buzhala

Shume interesant fushata qe po behet per zgjedhjet ne Skenderaj, per kryetar te komunes. Ne njanen ane Fadil Nura, i mbeshtetur nga Sami Lushtaku, e ne anen tjeter Bekim Jashari, i mbeshtetur nga Nuredin Lushtaku e Bekim Haxhiu – Kamishi, si dhe eksponent te tjere ne rrjete sociale. Sigurisht qe nuk kam ambicie qe me nje mendim timin me e ndryshu rezultatin e zgjedhjeve.

Drenicaket e dine shume me mire se cilin duhet me e votu, ama nuk kam çare pa i thane dy tri fjale, per menyren qysh mbeshtetesit e Bekimit po ndertojne strategjine. Demek, votojeni Bekimin sepse ky eshte i familjes Jashari. Si pike e pare, prej krejt cka kam lexu deri me sot, une nuk e kam pa asnje komunikate te kesaj familje e cila thote “votojeni Bekim Jasharin per kryetar te Skenderajit, sepse ky eshte qendrimi i yne si familje”.

Sa per ate pune Ramush Haradinaj eshte anetar i familjes Haradinaj, qe dhane kaq shume per lirine e Kosoves, por ne qe te gjithe, prej momentit qe ky ka vendose me kerku voten per politike, e kemi kritiku 24 ore ne dite. Ia kemi permend privatizimet, shpine ne Marigone, e cdo gje tjeter qe ka qene ne interes te publikut me e dite.

Duhet me u dallu dy gjana themelore, ose respektin moral, ose voten. Politika, biznesi dhe morali nuk shkojne vazhdimisht ne perputhje me njana tjetren. Bekim Jashari dhe rrethi i mbeshteteseve te tij, edhe merren me biznes, edhe i kane milionat, edhe i kane objektet shumekateshe ne qender te Prishtines, edhe kane menaxhu dhe keqmenaxhu tendera te shumte, e edhe kerkojne vota ne zgjedhje, edhe po bejne thirrje, mbi premisa morale, qe te mos ‘njolloset Drenica”. Cka jeni bre tuj bisedu? A jeni normal? Cka nese Bekim Jashari e kerkon voten per kryeminister? A duhet qe moralisht ta shperblejme, apo duhet qe ne politike me e vleresu me parametra te tjere? Eshte ofendim per Adem Jasharin, per te renet per liri, qe tash dikush me e kerku voten per sakrificen e tyre.

Ai nuk ka rezistu per politike, as qe nje anetar i familjes se tij me u zgjedhe kryetar i komunes a kryeminister. Arsyet e tij kane qene shume me fisnike se sa kaq. Leni keto pollavra. Kur te futesh ne zgjedhje je vec nje kandidat. Nje djale i kesaj familje e kam pa qe po lujke mire futboll. Ish edhe pjese e ekipeve te Kosoves. Paramendojeni sikur dikush me thane “ky duhet me qene ne ekip te pare se eshte i kesaj familje”. Ky do te ishte dami me i madh qe i behet atij dhe zhvillimit te tij. Ai duhet me qene aty sepse lune mire futboll.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close