fbpx
Lajme

Buzhala: Jo që nuk e ka liru, por me Albin rrencin rryma është shtrenjtu disa herë, duhet protesta

Berat Buzhala

Per rryme duhet me protestu, qe pse:

Albin Rrenci ne cdo fushate zgjedhore u ka premtu njerezve qe kur te bohet kryeminister ka me e liru rrymen, sepse, sipas tij, na flejna m’i qymyr.

Ka premtu qe kete problem ka me e zgjidhe permes shtetezimit te distribucionit. Me keto premtime i ka marre qindra mijera vota. Prandaj duhet me u ndeshku mashtrimi dhe rrenci, sepse kjo eshte menyra e vetme per me i parandalu me ardhe ne pushtet shume rrenca te tjere.

Jo qe nuk e ka liru, por me Albinin kryeminister rryma eshte shtrenjtu disa here. Albin Rrenci, jo qe nuk e ka shtetezu distribucionin, por jau ka trashe fitimin turqve. I ka nda prej buxhetit te Kosoves qindra miliona euro, kurse me bosat e kompanise Calik ka lidhe kumari.

Po, rryma ne Kosove eshte ma e lire se ne Gjermani, ama a t’i krahasojme edhe rrogat? A t’i krahasojme rrogat me cdo vend tjeter? Kosova eshte ne fund te pusit me rroga, kurse eshte e para me inflacion. Shtrenjtimi i rrymes tash vec ka me ia dhane edhe nje vrull shtrenjtimit te mallrave te tjera, sepse rryma nuk eshte mall si cdo mall tjeter.

Ne muajin tjeter duhet me dale me protesta me fatura ne dore. Duhet me shku me i dorezu faturat para deres se Kryemashtruesit. Duhet me i kerku llogari per premtimet. Njerezit kane shpresu dhe kane besu qe ky personi qe po e udheheqe vendin jo vec qe ka me i liru cmimet, por ka me hape fabrika per cdo dite. Te vetmet fabrika qe kane me u hape, jane ato ne Turqi, me paret tona qe i paguajme per rryme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close