fbpx
Lajme

Plagosje në qendër të Prishtinës

Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çastesh në Prishtinë. Dëshmitarët kanë deklaruar se si pasojë, një person ka mbetur i plagosur, saktësisht pranë një dyqani.

Rastin për Express e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës. “Në 19:45, Policia ka marrë informatën për një plagosje me arme zjarri në rrugën” Dëshmoret e Kombit” Prishtine. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e te gjitha veprimeve të nevojshme konform ngjarjes. Deri me tani është konfirmuar 1 person i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Aktualisht policia po vazhdon me veprimet e domosdoshme te ekzaminimit të vendngjarjes si dhe atyre hetimore me qellim ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, thotë Policia.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close