Buzhala: Këshilltarët kryesor të Kurtit po thojnë “Albini do me na marrë n’qafë me ekonomi”
Gazetari Berat Buzhala ka folur në emisionin “Ditari i Buzhalës” për situatën e fundit politike, respektivisht përplasjet mes Qeverisë dhe Sindikatës. Në emisionin e titulluar “Kurthi i Kurtit – Frikë dhe nënshtrim ndaj punëtorëve”, ai ka treguar disa detaje të pathëna deri më sot.
“Albin Kurti është ka i befason jo vetëm miqtë e tij, po edhe kundërshtarët e tij, se miqtë e kanë afër dhe po e shohin, por ata të Shqipërisë janë të kënaqur me to, Hysamedin Feraj, Arbër Zaimi, Boiken Abazi. Edhe këta janë një lloj diaspore. Këshilltarët e tij kryesor, nuk po du me i përmend me emra, janë t’u folë nëpër njerëz po thojnë do me na marrë n’qafë me ekonomi, do me na marrë n’qafë me dialog. Se sa ka me i zgjatë kjo nuk e dij, po që devalvon Albin Kurti shumë më shpejt se sa euro në vendin tonë, këtë nuk e kemi pritë qekaq shpejt”, ka theksuar Berat Buzhala.