fbpx
Lajme

Shkrimtari i njohur francez: Thaçi burrështetas dhe rrebel, nuk ka të tillë shumë në Evropë

Libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar Bernard Kouchner është promovuar sot në Paris të Francës.

Libri i shkruar në frëngjisht, që ende s’ka botim në gjuhën shqipe ka Thaçin si protagonist të luftës dhe paqes në Kosovë.

Autori i librit Jacques Baudouin e quajti Thaçin më politikun ndër rebelët dhe më rebelin ndër politikët.

Autori Baudouin tha se dëshironte ta kuptonte nga vjen armiqësia ndaj këtij vendi të vogël që dëshironte paqe.

“Si shkrimtar i pasionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i pasionuar me histori, desha të kuptoja faktet dhe realitetet prapa dukjeve, pra ‘Lindja e një demokracie’ nuk është libër historik, por përshkruan, fakte, ngjarje….Ky libër  imi është bërë, është ndërtuar dhe nga vullneti që të hidhen poshtë të gjitJacques Baudouinha gënjeshtrat e propaganda armiqësore apo negative ndaj realitetit kosovar, kam ndjerë shumë një nevojë që t’ia kthejë drejtësinë një popullit, një popullit viktime të një padrejtësie të tmerrshme, në traktatin e Londrës në vitin 1913 ku është vizituar kufijtë dhe serbët kërkonin një pjesë të Shqipërisë, dhe dihet se ai aspak nuk është djepi i serbëve, pra vuajtjet e kosovarëve dhe shqiptarëve të Kosovës kanë bërë që unë të marrë anën e viktimës, e jo të xhelatëve”, tha ai.

Ai thuri edhe lëvdata për Thaçin.

“Thaçi i cili është shumë karizmatik, figura e tij më ka inkurajuar që të përshkruaj, edhe rolin e këtij njeriu por në mes të tij edhe përpjekjet e popullit kosovar shqiptar.  Është lider politik, klandestin , është bërë një burrështetas i vërtetë, më në fund ka nuk ka dhe aq shumë shtetas si ky në Evropë që mund të se them se me plot gojë se është burrështetas i vërtetë. Kanë deklaruar se qysh atëherë se zoti Thaçi është më politiku prej rebelëve, por edhe më rebeli prej politikëve, është njëri i kohës së vet, përfaqëson realitetin e popullit të tij”, tha Baudouin./periskopi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close