fbpx
Lajme

Putin e përmend Kosovën pasi iu dha leja nga Parlamenti për përdorimin e forcës jashtë Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë lejen nga ligjvënësit rusë që të përdoret forca ushtarake jashtë Rusisë. Kjo pritet t’i hapë rrugë sulmit të madh në Ukrainë.

Putin më pas doli për një konferencë për media dhe në një pyetje drejtuar tij se a ka pare ndonjë prespektivë për përmirësimin e raporteve mes Moskës dhe Kievit, çfarë duhet Moska dhe Kievi të bëjnë në këtë aspekt, ai ka përmendur rastin e Kosovës.

“Kemi diskutuar këto pyetje me evropianët dhe amerikanët në necgocime, nuk u tha publikisht por do e them tani. Pyetja është se çfarë duhet të bëjnë dy palët për rregullimin e këtij problemi me një histori të gjatë. Gjëja e parë që duhet të njohim dëshirën e njerëzve në Krimea, dhe do të  përmendi një rast. Si mund të jetë një dëshirë ndryshe e këtyre njerëzve me njerëzit e Kosovës. Në Kosovë ishte një vendim formal ndërsa këtu është bërë përmes referendumit. Askush nuk mund të obligojë njerëzit të votojnë, ata vullnetarisht erdhën dhe votuan. Dhe shtetet që I thonë vetes vende demokratike duhet ta dine këtë fakt”, tha Putin përcell Periskopi.

Putin ndër të tjera I është ‘përgjigjur’ akuzave të Perëndimit për marrëveshjen e Minsk-ut.

“Marrëveshja e Minsk-ut ka vdekur para se Rusia të njoh dy vendet, Donetskun dhe Luhansk./Periskopi.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close